Bota Botë e Çuditshme

Ky vend ndalon veshjen e fustanit të bardhë të nusërisë!

Nuset mund të veshin vetëm fustane tradicionale nga Koreja e Veriut. Syzet e diellit janë konsideruar gjithashtu antirevolucionare, pavarësisht se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un i vendos gjithmonë një palë të tilla. Se cili është saktësisht dënimi për këto shkelje është e paqartë. Nuset nuk lejohet të veshin fustanin e bardhë të nusërisë, nuk lejohet veshja tipike e dhëndrit dhe as marrja në krah e nuses.

Megjithatë, goditja ndaj kulturës së krijuar nga perëndimi, por kryesisht nga Koreja e Jugut duket më e ashpër. Një ligj i vitit 2020 e bëri të dënueshme me vdekje shpërndarjen e videove të Koresë së Jugut. Raporti i këtij viti, përfshin rrëfimin e një ekzekutimi, ku një fermer 22-vjeçar u vra, pasi kishte dëgjuar 70 këngë dhe kishte parë tre filma. Rikujtojmë se para 4000 vjetësh ishte bërë praktikë e pranueshme në Babiloni që një muaj pas martesës babai i nuses ta dehte dhëndrin me një birrë.

Duke pasur parasysh se ata e kishin një kalendar hënor, ky muaj është quajtur muaj mjalti, ose siç e quajmë ne tani, muaji i mjaltit. Anglezët e quajnë kumbarën “Best man” (njeriu më i mirë), ndërsa kjo shprehje u shfaq në periudhën kur skocezët i rrëmbenin gratë e tyre të ardhshme. Një mik i dhëndrit quhej “best man” ose njeriu më i mirë, ndonëse tradita thuhet se rrjedh nga Gotët e vjetër.

Rreth vitit 1500, numri më i madh i martesave bëhej në qershor, sepse larja bëhej në maj dhe njerëzit deri në qershor ende mbanin erë të mirë. Megjithatë, në rast se dikush fillonte të kundërmonte, nusja në duart e saj mbante një buqetë me lule që të dominonte era e mirë. Unaza e fejesës dhe unaza e martesës barteshin në gishtin e unazës, sepse besohej se vena nga ai gisht shkon drejt e në zemër. Kjo venë quhej vena e dashurisë. Fustanin e parë të bardhë të nusërisë e kishte veshur princesha Victoria në vitin 1840. Më parë, nuset vishnin fustanin më të bukur që kishin. Martesa me numrin më të madh të të ftuarve ishte martesa hebraike në Jerusalem në vitin 1993, në të cilën morën pjesë 30.000 njerëz.