Bota Botë e Çuditshme

Ky vend i hap rrugën eutanazisë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme!

Holanda ka vendosur të bëjë të ligjshme eutanazinë për fëmijët që janë shumë të sëmurë, të cilët nuk kanë mundësi trajtimi. Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers u tha parlamentarëve se donte të rishikonte protokollin, i vlefshëm deri tani vetëm për të sapolindurit, për të mbuluar edhe fëmijët e moshës nën 12-vjeç të cilët vuajnë në mënyrë të padurueshme dhe për të cilët opsionet e kujdesit paliativ nuk janë të mjaftueshme.

“Jam i kënaqur që, pas konsultimeve intensive me të gjitha palët e përfshira, kemi arritur një zgjidhje që do t’i ndihmojë këta fëmijë të sëmurë, prindërit e tyre dhe gjithashtu mjekët. Eutanazia do të jetë e mundur vetëm kur është e vetmja mundësi për t’i dhënë fund vuajtjeve të një fëmije. Po flasim për fëmijë që janë aq të sëmurë sa vdekja është e pashmangshme dhe ata pritet të vdesin së shpejti”, deklaroi Kuipers.

Së fundmi Parlamenti i Portugalisë miratoi edhe një herë një ligj në favor të dekriminalizimit të eutanazisë, i cili u rihartua pasi u tërhoq nga Gjykata Kushtetuese. Projektligji, u miratua nga parlamenti për të katërtën herë në tre vjet, falë votave të mazhorancës socialiste. Projektligji do t’i paraqitet kreut të shtetit, një katolik i vendosur dhe ish-profesor i drejtësisë.