Tech

Ky vend e ka ndaluar iPhone 16 por përse?!

Nëse jeni pronar i një iPhone 16 krejt të ri, mund të shqetësoheni për ndonjë udhëtim të shumëpritur në Indonezi pas lajmeve të fundit. Kjo pasi vendi ka ndaluar shitjen dhe blerjen e telefonit më të ri të Apple dhe sipas raporteve fillestare, ka marrë masa për të parandaluar edhe importimin e tij. Bëhet e ditur se ndalimi i iPhone 16 në Indonezi u vendos në fillim të këtij muaji për shkak se Apple nuk i kishte përmbushur premtimet e saj të investimeve për vendin.

Por a mund të merrni iPhone 16 me vete si turist nëse planifikoni të vizitoni Indonezinë? Sipas deklaratave të fundit nga Ministria e Industrisë e Indonezisë PO mundeni. Megjithëse shitja dhe blerja e pajisjes është e ndaluar në vend, turistët lejohen të sjellin deri në dy telefona me vete. Duket se qytetarët indonezianë mund të sjellin një iPhone 16 nga jashtë, me kusht që të paguajnë taksat për të dhe të mos ia shesin atë një pale tjetër. Ky është një lehtësim i madh për përdoruesit e Apple në vend pasi raportet e mëparshme sugjeronin se telefonat e sjellë nga një vend tjetër do të konfiskoheshin.

Apple duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë iOS dhe App Store për përdoruesit në Bashkimin Evropian. Si pjesë e rregullores së Aktit të Tregjeve Digjitale (DMA), Apple po bën disa ndryshime në sistemin operativ dhe me iOS 18.2, përdoruesit e iPhone dhe iPad në Bashkimin Evropian do të jenë në gjendje të fshijnë App Store, Safari dhe aplikacionet e tjera të integruara për iOS. Tashmë është e mundur të fshihen disa nga aplikacionet vendase të Apple, si Calculator, Calendar, Music dhe Notes dhe versioni beta i iOS 18.2 që arriti tek zhvilluesit tregon se Apple po zgjeron listën e aplikacioneve që do të mund të fshihen.

Është interesante që ky opsion aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e vendosur në vendet e Bashkimit Evropian. Versioni aktual i softuerit iOS 18.2 beta i lejon përdoruesit në BE të fshijnë App Store, Kamera, Safari, Mesazhet dhe Fotot. Me këtë ndryshim, Apple dëshiron të pajtohet me kërkesat e Aktit të Tregjeve Digjitale, i cili kërkon që kompanitë e teknologjisë ta bëjnë të lehtë për përdoruesit që të çinstalojnë çdo aplikacion.