Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Indisë po përgatitet të ndalojë përdorimin e parfumit nga pilotët dhe ekuipazhi i kabinës. DGCA ka propozuar ndryshime në lidhje me përdorimin e produkteve alkoolike. Edhe pse ekziston rregullorja në lidhje me përdorimin e produkteve me përmbajtje alkooli si gargarë dhe pasta dhëmbësh para fluturimit për pilotët dhe ekuipazhin e kabinës, përdorimi i parfumit përmendet gjithashtu në rregulloren e re të propozuar.
Ndërkaq, në rregulloren e re thuhej se ekuipazhi nuk guxon të përdor parfume, sepse në të kundërtën mund të rezultojnë pozitive testet e alkomatorit. U theksua se anëtarët e ekuipazhit që përdorin produkte që përmbajnë alkool ose drogë për shkak të një gjendjeje mjekësore duhet të ekzaminohen nga mjeku i kompanisë përpara fluturimit.