Sa herë ju kanë ardhur në shtëpi disa mysafirë që nuk i prisnit dhe keni kujtuar në minutën e fundit që nuk e keni vendosur verën të ftohet? Le ta pranojmë, nuk ka asgjë më të keqe se vera e ngrohtë. Por mos u shqetësoni më!
Më poshtë po ju sjellim një udhëzues se si të ftohni një shishe verë në vetëm tre minuta. Gjithçka që ju nevojitet, mund ta gjeni fare lehtë tashmë në shtëpinë tuaj.
- Mbushni enën me ujë të ftohtë.
- Shtoni akullin dhe kripën.
- Zhyt një shishe verë të mbyllur në ujë.
- Llogaritni vetë sasinë e akullit dhe kripës.
- Nxirreni shishen pas tre minutash dhe shërbejeni verën e ftohur në mënyrë perfekte.
Kripa përshpejton uljen e temperaturës, në mënyrë që vera të ftohet shumë më shpejt. Gjithashtu ajo ul temperaturën e ujit, por nuk e shndërron në akull. Mund të vendosni një shishe pije në frigorifer për disa minuta, por ky truk me ujë dhe kripë reagon më shpejt dhe shishja ftohet më mirë.
Moti i ngrohtë dhe pijet alkoolike shpesh shkojnë ‘dorë për dore’. Në vend që të bini në letargji vetëm në divanin tuaj ose të takoni miq në kafene komode, vera sjell ftesa për të gatuar në oborrin e shtëpisë, për të qëndruar pranë pishinës ose për të kaluar një mbasdite në park dhe alkooli është një ‘mysafir’ që zakonisht shfaqet. Ka disa mënyra se si pirja gjatë ditës ndikon në trup, për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.
Ndërkaq, analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit. Hulumtimet nga “Alcohol Health Alliance UK” zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 g sheqer, pra më shumë se një petull me sheqer. Një laborator i pavarur analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.