Gossip

Ky rast i veçantë bashkon Meghan dhe Harry-n me familjen mbretërore!

Para pak kohësh largimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle nga pallati mbretëror shkaktoi bujë të madhe në media. Thuhej se çifti kishin probleme me familjen, ndaj vendosën që të jetonin larg tyre. Mirëpo duket se gjërat mes tyre janë më mirë dhe Harry me Meghan kanë vendosur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“The Sunday Times” ka raportuar se çifti planifikon të marrë pjesë në 95-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe një parade që organizohet në muajin qershor. Burime pranë pallatit mbretëror kanë thënë se duke qenë se eventi është zyrtar dhe një ngjarje familjare, Harry dhe Meghan pritet të jenë të pranishëm.

Kjo paradë do të jetë edhe festa e parë e madhe kombëtare që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 dhe largimit të çiftit drejt SHBA-ve. Ky lajm i ribashkimit të familjes vjen pak kohë pasi u zbulua se Harry dhe William ishin ribashkuar virtualisht me njëri-tjetrin gjatë festave të fundvitit.