Fashion

Ky koleksion i ri i “Moschino”-s nuk duhet humbur!

“Moschino” ka prezantuar koleksionin e ri të veshjes në Javën e Modës në New York. Në pasaralë nuk kishte si të mungonte dhe supermodelja Gigi Hadid, e cila është bërë nënë së fundmi. Gigi e mbylli sfilatën e “Moschino”-s duke thithur një shishe biberoni.

Ky ishte debutimi më i lartë i shtëpisë italiane në Javën e Modës në New York, dhe Drejtori Kreativ Jeremy Scott, zgjodhi temën e foshnjeve këtë herë. E mbajtur në qendër të Bryant Park, të ftuarit ishin ulur në karrige të vogla të bardha ndërsa shiheshin poshtë disa çadrave elegant pasi rreshjet e shiut vazhduan gjatë gjithë sfilatës.

Sipas shtëpisë gjigante të modës, koleksioni ishte një homazh për vitet e hershme të Scott në New York, rreth viteve 1990. Modelet veshën veshje të dizenjnuara për t’u dukur si foshnja. Fustanet e tyre ishin zbukuruar me kafshë 3-D, gjirafa, ketra dhe arinj. Çantat ishin në formë qengjash prej pellushi. Ajo që ra tjetër në sy ishte dhe supermodelja Taylor Hill e cila mbante një lodër të madhe zbukuruese për fëmijët, në formën e një kurore.

Rikujtojmë se, stilisti amerikan Christian Siriano çeli javën e Modës në Nju-Jork, me koleksionin e ri pranverë/verë 2022. Personalitete të famshme të showbiz-it kishin zënë vendet e para pranë pasarelës, duke shijuar të parën shfaqje që prej nisjes së pandemisë, ku spikati aktorja Katie Holmes, reperja Lil Kim, Alicia Silverstone etj. Për pranverën dhe verën e 2022-shit, stilisti njujorkez propozon veshje glamur, veshje të lehta e moderne, ku spikat eleganca e së bardhës dhe të zezës, por edhe ngjyrat e ndezura neon si portokallia dhe jeshilja, në fustane e kostume. Java e Modës në Nju-Jork do të zgjasë deri më 12 shtator, me 91 shfaqje në total.