BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Magazine Showbiz

“Ky ka qenë një Big Brother i frikshëm”/ Kristi reagon për fenomenin e bullizmit brenda në “BBV”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme nga ora 12:00 deri më 18:00. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Një ndër temat e diskutuara në panel ka qenë bullizmi, ku secili nga të pranishmit kanë dhënë opinionet e tyre, si fenomen që ka ndodh shpesh në shoqërinë tonë dhe specifikisht duke e lidhur atë me shtëpinë e “BBV” dhe ngjarjet e fundit. Kristi ka dhënë një mesazh të fortë për këtë temë, ku më tej, ai është shprehur:

Bullizimi është një standard dhe një gjuhë komunikimi, nuk është vetëm një ndjenjë ose një gjë momentale. Është një gjë që ti nëpërmejt këtij fenomeni ti imponon një forcë në një hierarki shoqërore. Shkon nga thjesht një bullizim naiv kur jemi të vegjël në shtëpi, ajo kalon në shkollën e mesme dhe pastaj kalon edhe futet në punë, në çdo lloj industrie. Në art ka bullizim të frikshëm, bullizohet shumë rëndë. Pra, ajo nuk ndalon, e ke gjithë jetën. Ti shikon se si bullizmi dhe mënyra se si ti bullizon ka sukses. Dhe në këtë komunitet që jemi ne, në këtë Big Brother ka qenë një Big Brother i frikshëm, ku ky fenomen ka qenë i pranishëm. Injoranca është burimi kryesor i bullizmit.