Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.
Kënga e parë që lansoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Vetëm pak ditë më parë, Ronela ka ndarë me ne ‘Caramel’ që e ka arritur suksesin e parë duke numëruar plot 1 milion klikime në platformën YouTube.
Para pak ditësh, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me MatoLale. Kënga erdhi e shoqëruar me videoklip dhe quhet ‘Papi Chulo’. Deri më tani, projekti i tyre ka mbi 4 milion klikime dhe është një sukses i pritshëm nga dy artistë si Ronela dhe Mato.
Megjithatë edhe pse kanë kaluar kohë nga përfundimi i ‘Eurovision’, ende në panele dhe studio televizive diskutohet mbi përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela. E teksa para pak javësh është diskutuar mbi këtë nga disa opinionistë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat mbi bukuroshen, kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë ashpër me anë të një Instastory.