Kur bëhet fjalë për trende, yjet e showbiz-it shqiptar dhe atij ndërkombëtar, dinë mjaft mirë si t’i vendosin ato. Ndërkohë, duket se trendi më i fundit është mbajtja e dorezave. Shumë bukuroshe, moderatore apo artiste shqiptare dhe të huaja, duket se e zbatojnë këtë trend në veshje. Më poshtë kemi marrë shembullin e pesë vajzave shqiptare dhe pesë të huaja, të cilat së fundmi kanë shoqëruar veshjet e tyre me një palë doreza.
Motrat Hadid duket se e preferojnë këtë detaj, teksa si Bella, ashtu edhe Gigi kanë mbajtur doreza në daljet e tyre publike. Ndërkohë, as motrat Kardashian-Jenner nuk i kanë shpëtuar këtij trendi. Kim Kardashian dhe Kylie Jenner kanë mbajtur jo pak herë doreza në daljet e tyre publike. Gjithashtu, edhe Rihanna e pëlqen këtë trend dukshëm.
E përsa i përket showbiz-it shqiptar, as yjet tanë nuk i kanë shpëtuar këtij trendi padiskutim. Bora Zemani, moderatorja shumë e dashur ka përfunduar jo pak herë look-un e saj me një palë doreza. Ndërkohë, artiste të ndryshme shqiptare gjithashtu kanë mbajtur doreza në daljet e tyre publike. Ndër to përmendim Dafina Zeqirin dhe Dhurata Dorën. Gjithashtu, as Sarah Berisha dhe Oriola Marashi nuk i kanë shpëtuar këtij trendi.