Motrat Kardashian-Jenner janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe mesa duket kjo është një arsye e mirë që ato të shkëlqejnë kudo dhe kurdo. Duke bërë debutimin e saj në tapetin e kuq të Oscars fundjavën e kaluar, Kourtney Kardashian dukej absolutisht e mrekullueshme në krah të Travis Barker! Rokael, grimieri i Kourtney na dha një pasqyrë të detajuar në Instagramin e tij, të produkteve të përfshira në përgatitjen e tapetit të saj të kuq.
Një produkt që tërhoqi vëmendjen ishte CurrentBody Skin LED Neck dhe Dec Perfector. Me një çmim prej 250 paundësh, tani ju mund të përdorni teknologjinë e energjisë së dritës të klasit mjekësor të krijuar nga Omnilux, e përdorur nga mjekët dhe e besuar nga NASA për të fshehur shenjat e plakjes në qafë.
Qafa dhe gjoksi juaj janë të ekspozuar ndaj diellit dhe elementeve po aq sa fytyra juaj. Pikërisht këtu hyjnë produktet që Kourtney përdor. Është një maskë e butë, silikoni që lëshon dritë (LED) për gjoksin dhe qafën tuaj që përdor dy forma drite që është provuar se lufton rrudhat, linjat e imëta dhe shenjat e tjera të plakjes.
Rokael përmendi në Instagramin e tij se ai përdorte këtë produkt te Kourtney. Dekolteja dhe qafa e saj dukeshin kaq të shëndetshme, shkëlqyese dhe me të vërtetë perfekte me veshjen e saj. Epo ‘sekreti’ i Kourtney Kardashian tashmë u zbulua.