Për një mëngjes të shëndetshëm ju duhen 300 ml kefir ose kos të ulët në yndyrë, 2 lugë çaji tërshërë, 1 lugë fara liri, 1 lugë kakao pluhur si dhe 5¬7 kumbulla të thata. Përgatiteni që në mbrëmje që të jetë gati për mëngjes. Hidhni ujë të valuar mbi kumbullat e thara. Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni për 5¬10 minuta. Ndërkohë, shtoni tërshërën, farat e grimcuara dhe kakaon në një tas.
Shtoni kosin dhe përziejini mirë. Pritini kumbullat imët, shtojini tek përbërësit e tjerë dhe përziejini deri sa të përfitoni një pure. Recetën e përgatitur mund ta konsumoni në mëngjes dhe të shijoni benefitet e saj. Konsultohuni në fillim me mjekun, nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion.
Një nga veçoritë shqetësuese të kortizolit është mënyra me të cilën “bashkëvepron” me insulinën, duke kërkuar që të forcojë “deponimin” e dhjamit në zonën e barkut. Sa herë që stresoheni, niveli i kortizolit dhe insulinës mund të rriten dhe nëse vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë për shumë orë, parashikohet që të shkaktojnë çlirimin e një enzime që është përgjegjëse për depozitimin e dhjamit në zonën e barkut.
Përse vallë sa herë stresoheni, dhjami vendoset në mes dhe jo në pjesë të tjera? Sikurse është provuar dhjami në bark është më i lehtë për t’u shndërruar në energji të momentit se sa dhjami në pjesë të tjera të trupit. Energjia e momentit është pikërisht ajo që “mendon” se ka nevojë një organizëm kur është i stresuar, për të reaguar në gjendje alarmi
Dhjami i tepërt në bark është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe siç del nga një studim i fundit gjithashtu edhe për Alzheimer. Obeziteti abdominal lidhet me ndryshimet në tru që favorizojnë Alzheimerin, 15 vjet përpara fillimit të simptomave të demencës. Studime të ndryshme në të kaluarën e kanë lidhur obezitetin me një rrezik më të lartë të demencës, por puna e re fokusohet në një lloj specifik të indit dhjamor, yndyrën e brendshme, e cila gjendet brenda dhe rreth organeve të brendshme të barkut.