Lifestyle

Ky është gabimi që bëjmë më shpesh lidhur me kujdesin oral!

Higjiena orale është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Një nga elementët thelbësorë të përkujdesjes së higjienës orale është sigurisht furça e dhëmbëve, për të cilën shumë pak njerëz dinë ta ruajnë mirë.

Pas përdorimit të saj, një pjesë e mirë e njerëzve, përkujdesen duke e futur furçën brenda kapakut të saj, por në të vërtetë, kjo është një mënyrë e gabuar. Sipas studimeve të bëra, përdorimi i një kapaku për të futur furçën e dhëmbëve, nuk e mbron këtë të fundit, por krijon një mjedis për rritjen e baktereve që kërkojnë lagështi.

E mira është që pas përdorimit, furça të lihet në një ambient të hapur dhe në pozicion vertikal, në mënyrë që të thahet. Për më tepër, mos i lini furçat ngjitur me furçat e tjera, pasi ka rrezik që bakteret të transferohen nga njëra furçë në tjetrën. Gjithashtu, sipas shkencëtarëve, furça e dhëmbëve nuk duhet të qëndrojë në tualet, për shkak të baktereve që mund të mblidhen rreth rubinetit.

Larja e dhëmbëve është një nga zakonet bazë më të rëndësishme të higjienës. Ekspertët rekomandojnë larjen e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, njëherë pas zgjimit dhe njëherë para se të shkoni në shtrat. Gjithashtu përgjithësisht besohet se nuk duhet të hamë apo pimë asgjë para se të lajmë dhëmbët në mëngjes. Megjithatë, a e dini se pirja e ujit para se të lani dhëmbët mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj?