E ftuar ditën e sotme në “Paso” ishte Lenida Halilaj, e cila u shpreh për njoftimin zyrtar të dënimit të skuadrës sonë nga FIFA. Gjithashtu, mësojmë në studio disa statistika tepër interesante lidhur me lojën më të pëlqyer “FIFA 22”.
Gjatë transmetimit u publikua njoftimi zyrtar i FIFA ku thuhej se Shqipëria do të dënohet me 138 mijë euro, për sjelljen e treguar nga tifozët tanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni. Një dënim jo vetëm me 150 mijë franga zviceriane, apo 167 milionë lekë, por gjithashtu Shqipëria do të luajë pa tifozë në ndeshjen me Andorrën. Por si e ka komentuar Lenida këtë vendim?!
Unë mendoj që ishte një veprim i shëmtuar edhe shpresojmë që t’ju bëhet mësim tifozëve që mos ta dëmtojnë kombëtarën në këto drejtime… Por edhe të mësohemi të pranojmë humbjen… Kjo tregon forcë, qytetari…
Ndërkohë, gjithashtu në studio u diskutua edhe për një nga lojërat elektronike më të suksesshme gjatë kohëve të fundit “FIFA 22”. Sipas statistikave në vetëm 22 ditë janë luajtur 89 milionë ndeshje në ditë, 2.1 miliard në total dhe janë shënuar plot 5 miliard gola.
Statistikat shokojnë, teksa te një nga opsionet për të zgjedhur ‘lojtarin e karrierës’ më i selektuari ishte Hasland, i dyti në radhë Mbappé, i ndjekur nga Bellingham. Duket se Cristiano Ronaldo dhe Messi “zhgënjejnë” duke mos qenë pjesë e vendeve të para, me Ronaldo të renditur në vendin e nëntë.