Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një hulumtim. Një studim i 7,000 njerëzve pa një rënie të rrezikut prej 30% nga prekja nëse ata pinin më shumë se 900 ml kafe në ditë. Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por është e barabartë me dy kafe të madhe nga Starbucks ose kafe të tjera.
MS është kushti më i zakonshëm neurologjik, i cili prekë 50 njerëz në Britani çdo javë, zakonisht njerëz të njëzetave dhe tridhjetave. Kjo sëmundje prek më së shumti femrat, shkakton humbje të lëvizshmërisë, probleme me shikim, lodhje dhe dhimbje të pashpjegueshme. Ekspertët nuk janë të sigurt pse kafeja është mbrojtëse ndaj kësaj sëmundje, por ata dyshojnë se kafeina është përgjegjëse për luftimin e saj. Kafeina njihet për vetitë neurombrojtëse prej shumë kohësh.
Edhe pse kafeja ka një sërë përfitimesh shëndetësore, lënia e saj mund të jetë vendimi i duhur për disa njerëz. Por pa marrë parasysh se sa joshëse mund të tingëllojë për të filluar një jetë pa kafeinë sa më shpejt të jetë e mundur, është më mirë të reduktoni sasinë e kafesë që pini çdo ditë gradualisht dhe t’i jepni vetes kohë për t’u përshtatur me ndryshimet. Trupat tanë bëhen të varur nga kafeja dhe eliminimi i saj nga dieta juaj papritur mund të shkaktojë disa simptoma të pakëndshme. Ja se çfarë ndodh nëse vendosni ta hiqni atë nga dieta juaj një herë e përgjithmonë.
Ushqimi luan një rol themelor në shëndetin e trupit tonë. Një dietë e shëndetshme ndihmon për të shmangur sëmundjet më të rënda. Për më tepër, disa studime sugjerojnë se si disa ushqime mund të ngadalësojnë plakjen e trurit. Por edhe disa pije do të ndihmonin në ngadalësimin e plakjes së trurit. Një studim i kryer nga studiues të Universitetit të Wisconsin-Milwaukee, në Shtetet e Bashkuara tregon se një kafeja ul rrezikun e demencës tek gratë.