Një shef kuzhine në Angli është bërë i famshëm duke imituar mënyrën e kriposjes së kuzhinierit turk Nusret. Restoranti i tij në Oldham ka fituar më shumë se 20 000 ndjekës në TikTok, që kur shefi kopjoi të mirënjohurin Salt Bae.
Razu Kamali, i cili në rrjetet sociale tani njihet si “Salt Bahi”, zakonisht del në video me doreza të zeza dhe syze, njësoj si Nusreti. Një nga videot e tij është e shoqëruar me shkrimin “Salt Bahi i vetëm që ju duhet në jetë”.
Rikujtojmë, se një kliente në Doha e cilësoi thuajse të tmerrshme përvojën e saj në restorantin e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gökçe. Në një video të postuar në TikTok, ajo përshkroi atë që ndodhi në restorantin e Salt Bae.
Ndërkaq, veprimet e kuzhinierit Salt Bae në finalen e Kampionatit Botëror me Lionel Messin e kanë përjashtuar atë nga një festival muzikor. Kuzhinieri ‘i uritur për famë’ është goditur nga persona të famshëm nga të gjitha sferat sportive për selfien me argjentinasin, si dhe video të çuditshme me Kylian Mbappen dhe Robert Lewandowskin.