Aktualitet

Kuvendi i ri mblidhet më 10 shtator, Presidenti Meta firmos dekretin!

Kuvendi i ri i Republikës do të mblidhet më 10 shtator. Dekreti u firmos sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,  Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Si tradicionalisht, të parën seancë duhet ta drejtojë ligjvënësi më i vjetër që me gjasa mund të jetë Luljeta Bozo.