Një kuti me jashtëqitjen e gjirafës është sekuestruar nga agjentët doganorë në një aeroport amerikan pasi një grua u përpoq t’i sillte në vend për të bërë një gjerdan. Ajo u tha zyrtarëve se e mori kutinë me jashtëqitje në një udhëtim në Kenia dhe e solli përsëri në bagazhin e saj për të bërë një gjerdan.
Gruaja, nga Iowa, tha se më parë kishte bërë një gjerdan me jashtëqitjet e drerit. Jashtëqitja e gjirafës mund të sillet në SHBA me lejet dhe inspektimet e duhura, sipas Radios Publike të Minesotës. Stacioni raportoi se gruaja nuk do të përballet me sanksione sepse ajo deklaroi jashtëqitjet dhe ua dha doganierëve.
LaFonda D Sutton-Burke, një drejtor në terren në Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA, tha:
Ekziston një rrezik real me sjelljen e lëndëve fekale në SHBA. Nëse ky person do të kishte hyrë në SHBA dhe nuk do t’i kishte deklaruar këto sende, ka shumë mundësi që të përhapej ndonjë sëmundje nga kjo stoli.
Murtaja afrikane e derrave, ethet klasike e derrave, sëmundja e Neëcastle, sëmundja e Afta Epizootike dhe sëmundja vezikulare e derrit janë ndër sëmundjet në Kenia që zyrtarët doganorë i kanë përmendur si rreziqe.