Deputetja e Rithemelimit, njëherësh iniciuesja e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së Butrintit, Ina Zhupa, e quajti në dëm të interesit publik vendimin e Kushtetueses për të lënë në fuqi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar. Hapi i radhës – paralajmëron ajo, – do të jetë SPAK.
“Për të vendosur të lërë në fuqi koncesionin e Butritit, duke i hapur kështu rrugë dëmtimit të parkut. I hiqen detyrat shtetit në çdo pasuri kombëtare. Gjykata Kushtetuese dje shënoi në historianë e Shqipërisë, datën 24 si një datë që gjykohet në Konventën e Parisit ndryshe nga çka e gjykon Unesco.
Raporti i Unesco-s u fsheh nga shtetit shqiptar. Ndërkohë që KLSH në parashtrimet e sjella me shkrim, paraqet që duhet të pranohet kërkesa për shfuqizimin e ligjit. Marrëveshja e ka pranuar që nuk do të auditohet nga KLSH. Fondet e tyre nuk mund t’i fusin në auditim, madje dhe biletat. Kushtetuesja thotë; nuk ka problem që nuk auditon KLSH.
Ajo mund të auditojë po i dha leje Fondacioni. Kushtetuesja nuk paraqet në vendimin e vetë nëse është shkelje që ministri firmos një marrëveshje që si anëtar i bordit do të zbatojë interesin e fonacionit dhe jo të shtetit. Hapi i radhës është SPAK dhe ndërkombëtarët. Por ne besuam se pas reagimit të UNESCO-s, gjykata do të ishte në anën e qytetarëve, pasi kjo nuk është çështje politike. Turpin le ta mbajnë ata që e bëjnë. Historia do të gjykojë anën e duhur dhe ne jemi në anën e duhur”, tha Zhupa.
Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e opozitës duke vënë në dukje se kjo marrëveshje nuk cënon as identitetin kombëtar dhe as trashëgiminë kulturore.