Aktualitet Politikë

Kushtetuesja kalon për shqyrtim në seancë ankimimin e Sali Berishës!

Gjykata Kushtetuese kaloi për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Berisha, mbi masën e parë të sigurisë së kërkuar nga SPAK-u e të dhënë nga GJKKO-ja tetorin e kaluar, “Detyrim për paraqitje”. Çështja do të kalojë në seancë për t’u shqyrtuar mbi bazë dokumentesh. Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, për dosjen “Partizani”. Mësohet se në procesin në Kushtetuese, palë do të jetë edhe Kuvendi.

Pasi SPAK-u e mori të pandehur për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e klubit sportiv “Partizani” në Tiranë, në kohën kur ishte kryeministër, Sali Berisha vazhdon me akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme që i ka përgatitur një dosje me rreth 500 faqe. Në daljen e sotme për mediat, Berisha tha se SPAK-u fsheh të vërtetën se siç theksoi “privatizimi i “Partizanit” u nis nga qeveria Nano”.

Një shtyllë tjetër mbi të cilën ka ngritur piramidën e mashtrimit prokuroria politike private e Edi Ramës ndaj Sali Berishës është shpifja sipas të cilës Sali Berisha privatizoi Klubin Partizani për të pasuruar dhëndrin e tij.

Në këtë kuadër, për të servirur si të vërtetë shpifjen e tyre, Dumani i pyetjes 1 milion euro, Kraja ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Millonai që për të mbrojtur si motër biologjike Taulantin me pesë mbiemra, konfiskon dosjet e padive kundër tij duke manipuluar, falsifikuar dhe rrëzuar aktet dhe ligjet zyrtare, shkruajnë se:

“Privatizimi i Klubit Partizani, duket se ka gjetur diskutim dhe mbështetje, që në mesin e vitit 2005, kur evidentohet korrespondencë e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mbështetur edhe në kërkesat e shoqërisë Partizani sh.a., por kjo procedurë ka mbetur në fazat fillestare”.

Dhe për ta lidhur me nënkuptim këtë procedurë me Sali Berishën si autor i saj, ata vazhdojnë po aty: “Në vitin 2005, pasi shtetasi Sali Berisha zgjidhet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë….”.

Në këtë paraqitje, për të justifikuar krimin e tyre, prokurorët politikë fshehin dy të vërteta të një rëndësie kapitale për këtë çështje.

Së pari, ata fshehin dhe nuk tregojnë aty emrat e titullarëve të Ministrive të Kulturës, Ekonomisë, Mbrojtjes, që bazuar në kërkesën e një subjekti që nuk ishte pronar i Klubit Partizani, firmosën shkresat dhe de juro dhe de facto nisen procesin e privatizimit, por këta mercenarë për të krijuar përshtypjen se këtë proces e ka nisur Sali Berisha, vazhdojne po aty me: “Në vitin 2005 erdhi në pushtet shtetasi Sali Berisha…”, pra duan të bëjnë sadopak të besueshem shpifjen e tyre duke lënë të nënkuptohet se procesin e privatizimit e nisi Sali Berisha.

Kështu ata rreken të fshehin të vërtetën se nga mesi i vitit 2005, procesi i privatizimit të Klubit Partizani u iniciua me shkresa zyrtare nga ministrat Angjeli, Klosi, Majko të qeverisë Nano dhe jo nga ministrat e qeverisë së PD-së.