Aktualitet

Kushtet e këqija atmosferike, pezullohen lundrimet nga Vlora në Sarandë!

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike kanë sjellë një vendim për ndalimin e mjeteve të vogla lundruese në Vlorë për të kryer aktivitetin e tyre.

Duke filluar nga ora 02:00 datë 03.10.2024 në drejtimin Jug-Juglindje, në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas njoftimit, mjetet e vogla lundruese për peshkim që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës duhet të marrin masat e duhura për sigurinë e tyre.

Nga ana tjetër, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në zonën e Sarand?s dhe Himarës gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 datë 03.10.2024, era do të jetë me drejtimin Jug, Jug-lindje në forcën deri 4-7bft, lartësi dallge deri 1.00-2.0 m.

Ështe ndaluar dhënia e leje nisjes për datat 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 01:00 për te gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve turistike dhe anijeve të peshkimit. Anijet e peshkimit dhe turistike janë njoftuar të marrin masat për sigurimin e tyre.
Tragetet e linjes do të vazhdojnë të operojnë deri në një njoftim të dytë, gjithmonë nëse do të ketë ndalim lundrimi.