Sport

Kushta, futbollisti i parë shqiptar që ka qenë pjesë në listën e kandidatëve për Topin e Artë

Pas një sezoni fantastik me Leverkusenin dhe një Europiani po aq të mirë me Zvicrën, Granit Xhaka u bë pjesë e lojtarëve në listën e kandidaturave për Topin e Artë.

Mesfushori shqiptar u rendit në vendin e 16-të, një pozicion mjaft i mirë në nominimin e tij të parë për këtë trofe.

Gjithsesi, ai nuk është futbollisti i parë shqiptar që ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për këtë trofe.

Duhet të kthehemi pas në vitin 1987, kur Topi i Artë iu dha holandezit Ruud Gullit. Në listën me 30 lojtarë të atij viti, pjesë ka qenë dhe sulmuesi legjendar i Flamurtarit, Sokol Kushta.

Ai u rendit në vendin e 30, ku mori një pikë, po aq sa dhe legjenda gjermane Rudi Voller, Alessandro Altobelli, Glenn Hoddle dhe Dimitris Saravakos.