Tech

Kushdo që ka iPhone duhet të lexojë urgjentisht këtë njoftim të Apple!

Apple u ka dërguar përdoruesve të saj një lloj të ri përditësimi të sigurisë për iPhone, iPads dhe kompjuterat Mac. Përditësimi i ri quhet “Rapid Security Response” dhe është rekomanduar që rasti të shihet me urgjencë. Përditësimet e reja kanë si qëllim që të dërgojnë te përdoruesit udhëzime dhe përmirësime sigurie mes update-ve që bëhen shpesh të sistemit operues.

Këto udhëzime të reja mund t’u vijnë në ndihmë përdoruesve që të shmangin pika të dobëta në softuer të cilat mund të lejojnë hacker-at që të kenë akses në pajisjet e tyre. Përgjigja e Parë e Shpejtë e Sigurisë u është dërguar pajisjeve Apple të cilat kanë versionet e fundit të iOS, iPadOS dhe macOS. Më konkretisht bëhet fjalë për iOS 16.4.1, iPadOS 16.4.1 dhe macOS 13.3.1, të gjitha versione këto që janë lëshuar muajin e shkuar.

Ndërkaq, miliona përdorues të iPhone duhet të jenë në gatishmëri të lartë për një paralajmërim serioz që mund t’ju shfaqet në ekran. Apple ka krijuar një njoftim të posaçëm që shfaqet kur ka ujë në portën tuaj Lightning. Kjo gjë mund të ndodhë lehtësisht, pasi mund ta keni spërkatur, e keni hedhur në ujë ose e keni lagur në shi.