Pasò Sociale

Kush vrapon më shumë një futbollist apo një arbitër?

Të ftuar këtë të premte në “Pasó” ishin ish-futbollisti Gjergj Muzaka dhe ish-arbitër profesionist Lorenc Jemini. Ata folën për ndeshjet e kësaj jave, e ndër të tjera zbuluan sa vrapon një futbollist e sa një arbitër në një ndeshje futbolli.

Jemini shpjegoi se në cilat raste një arbitër bën më shumë kilometra.

Mesatarisht dhe varet nga niveli i ndeshjeve të kategorive. Në Superiore, kur ndeshja është me intensitet të lartë arbitri bën rreth dhjetë kilometra.

Nga ana tjetër, Muzaka zbulon se kilometrat nuk janë kriter, por diçka tjetër është edhe më e rëndësishme.

Merren shpeshherë si referencë këto kilometrat, dhe vlerësohen ata futbollistë që bëjnë shumë. Por nuk është faktor, është ritmi me të cilin i bën këto kilometra.

Të pyetur se kush vrapojnë më shumë kilometra nga futbollistët e nga arbitrat, Jemini shprehu bindjen se arbitri bën më tepër.