Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kush u puth, me kë u puth dhe sa gjatë u komentua, kjo është çështja!

Në ditët e sotme janë disa momente në televizion që shpeshherë vijnë në mënyrë spontane dhe në fund marrin një vëmendje shumë të madhe nga publiku i gjerë dhe komentohen me ditë, ka raste edhe me muaj të tërë pas asaj që ka ndodhur.

E tillë mund të jetë puthja. Të shumta kanë qenë rastet kur gjatë transmetimeve live ‘fap’ mund të ketë ndodhur një puthje që askush nuk e kishte çuar në mendje. Si përshembull gjatë një episodi të “Fiks-Fare” Devis dhe Dori kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin një puthje që kush e priste?! Puthja e tyre mori ‘dhenë’ në atë kohë dhe u komentua mjaft gjatë.

Një tjetër puthje që ka ndodhur shumë vite më parë por që me muaj të tërë është komentuar ka qenë ajo mes gazetarit Olti Curri dhe këngëtares së njohur Rozana Radi.

Nuk duhet të harrojmë as puthjen që u komentua me muaj të tërë gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Nuk ka nevojë që ta themi ne sepse që kur përmendet puthja dhe Big Brother mendja na shkon direkt tek Bora dhe Donaldi.

E duke qenë se jemi tek “BBV” nuk duhet që të harrojmë as puthjen e aktores së njohur, Arjola Demiri dhe balerinit Ilir Shaqiri që normalisht u etiketua si një puthje skenike por që u komentua shumë.

Nuk duhet të harrojmë as Beniadën dhe Arditin me dasmën e tyre mjaft të bukur në “Big Brother” që gjithashtu është komentuar dhe shpesh herë pas përfundimit të edicionit të parë të tij është aluduar se ata ishin në një lidhje.

Ta lemë pak mënjanë Big Brother-in dhe të komentojmë puthjen e mbrëmjes së djeshme mes dy aktorëve të njohur Romeo Veshaj dhe Olsi Bylyku në emisionin “Më lër të flas” që ende vazhdon të komentohet dhe sigurisht që do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

Përveç puthjeve të VIP-ave shqiptarë një vëmendje shumë të madhe ka marrë edhe puthja e këngëtarëve ikona, Madonna dhe Britney Spears gjatë një koncerti.

Gjithashtu së fundmi në rrjet ka qarkulluar edhe një tjetër puthje që po komentohet shumë. Bëhet fjalë për atë të këngëtares Selena Gomez me shoqen e saj dhe njëkohësisht modelen Cara Delavingne.