Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” kanë thyer rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh, përkatësisht Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. Për këtë arsye, Vëllai i Madh dënoi të gjithë banorët duke i lënë pa duhan dhe “Lori Cafe”. Fation Kuqarit, si lideri i shtëpisë, iu kërkua të që t’i mblidhte të gjitha ato që gjendeshin në shtëpi dhe t’i dërgonte në dhomën e rrëfimit.
“Banorë, sfida e reagimeve përfundoi! Gjatë momentit që artistja e mirënjohur Rita Lati erdhi në shtëpi, Heidi dhe Romeo zgjodhën të flinin gjumë. Ky gjest i përsëritur disa herë, jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe herë të tjera, është mungesë respekti ndaj publikut dhe shkelje e rregullores së formatit. Për këtë shkak Vëllai i Madh ka vendosur t’ju dënojë të gjithëve duke ju lënë pa duhan, hugo, vape, iqos dhe “Lori Cafe”. Lideri i shtëpisë duhet të mbledhë gjërat dhe t’i dërgojë në dhomën e rrëfimit”, shkruhej në zarfin e zi.