Bota Botë e Çuditshme

Kush tha se për të bërë një dasmë duhet të paguash sa ‘qimet e kokës’? Ky çift na vërteton të kundërtën!

Nuk është sekret që dasmat mund të jenë vërtet të shtrenjta, por një çift nga Los Angeles gjeti një mënyrë për t’i mbajtur shpenzimet sa më të vogla në ditën e tyre të madhe. Kiara dhe Joel Brokenbrough ishin në gjendje të realizonin gjithçka për vetëm 500 dollarë, që është shumë më pak se mesatarja. Kiara u shpreh për mediat se:

Qëllimi ynë ishte të ishim sa më minimal dhe të shpenzonim sa më pak.

Çifti tha se ishin në gjendje ta bënin pikërisht këtë duke vënë një fokus të madh qëllimin që kishin për të mos hyrë në borxhe gjatë fillimit të martesës së tyre. Për të nisur dasmën e tyre me kosto të ulët, Kiara filloi me fustanin e saj që e gjeti në faqen e blerjeve online ‘Shein’ për vetëm 47 dollarë.

Kiara ndau përvojën e saj të blerjes së veshjeve në TikTok dhe videoja ka tërhequr vëmendjen e pothuajse 1 milion njerëzve. Ajo u shpreh se:

Nuk doja të shpenzoja shumë para për një fustan sepse kisha mendimin që do ta veshja këtë vetëm një herë dhe thjesht për disa orë.

Çifti gjithashtu arriti të kursente para duke gjetur një vend të lirë në një nga autostradat e Kalifornisë. Të ftuarit gjithashtu paguanin për ushqimin dhe pijet e tyre. Kiara shpjegoi se për të realizuar një dasmë me pak shpenzime, duhet të kesh vërtet një partner që të mbështet. Një nga këshillat e saj më të mëdha është të gjesh një vend që është i lirë dhe i bukur, në mënyrë që të mos kesh nevojë të shpenzosh para për dekorime. Ajo gjithashtu përmendi se përmes gjithë kësaj, çiftet duhet të kujtojnë qëllimin e tyre përfundimtar, që është martesa.

@kiarabrk

Reply to @maalikaelise dress included! $47 on @SHEIN 🤩🤩 #weddingtiktok #weddingdress #cheapwedding #blackbride

♬ audio credit is rennyxaudios – ✨70s80s90s00s✨

Kohët e fundit numri i divorceve në botë është duke u rritur në masë. Kjo vjen si pasojë e një sërë faktorësh, që dy vitet e fundit po lidhet dhe me pandeminë globale. Megjithatë, ajo që ndoshta shumica prej nesh nuk e dinim, është se edhe dita e dasmës luan një rol kyç në divorce.

Sipas “Daily Mail”, një zbulim i kohëve të fundit thotë se çiftet që shpenzojnë shumë në ditën e dasmës, kanë më shumë gjasa të përfundojnë në divorc. Rezultatet e sondazhit tregojnë se 10% e martesave që patën një dasmë që kushtonte më shumë se 20,000 £ u shkatërruan brenda tre viteve. Ata zbuluan gjithashtu se 34 % që kishin dhjetë ose më pak të ftuar në dasmën e tyre përfunduan duke u divorcuar brenda një dekade.