Celebrities Love & Sex Showbiz

Kush tha që Adele dhe Rich Paul janë ndarë?! Çifti janë më të lumtur se kurrë në krahë të njëri-tjetrit!

Bie poshtë çdo thashethem sepse Adele dhe Rich Paul vazhdojnë të jenë të dashurar dhe shumë të lumtur në krahë të njëri-tjetrit. Këngëtarja dhe agjenti sportiv morën pjesë në lojën e “All-Star” të NBA të dielën në mbrëmje, ku u fotografuan të ulur dhe të kapur për dore.

Megjithatë, në mënyrë të dukshme mungonte një aksesor shumë i rëndësishëm i Adele, që ishte unaza masive e diamantit të cilën ajo mbajti në fillim të këtij muaji dhe që ndezi thashethemet e fejesës me Paul.

Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep” në vend të kësaj me sa duket e ndërroi atë me një unazë më të vogël të mbushur me diamante.

Rikujtojmë se Adele debutoi për herë të parë me unazën e diamantit në formë dardhe në eventin e “BRIT Awards”, ku fitoi edhe çmimin për këngën e vitit për hitin e saj “Easy on Me.” Vendosja e unazës shkaktoi shumë bujë tek fansat në mediat sociale, më shumë duke spekuluar se këngëtarja ndoshta po zbulon se është fejuar me të dashurin e saj, agjentin sportiv Rich Paul. Një përfaqësuese e bizhuterive të famshme Lorraine Schwartz konfirmoi se Adele mban një unazë nga koleksioni i stilistit.

Adele konfirmoi thashethemet në shtator kur ajo shfaqi Paul në një seri fotografish në Instagram pasi e shoqëroi atë në dasmën e yllit të NBA-së, Anthony Davis dhe Marlen P në Los Angeles. Ajo e mbajti të thjeshtë mbishkrimin me një emoji me zemër të kuqe.

15-herë fituesja e Grammy-t foli hapur për marrëdhënien e tyre në “Vogue” dhe “British Vogue” për kopertinat e tyre të nëntorit 2021. Në fillim të këtij muaji, ajo me sa duket mbylli dhe iu dha fund spekulimeve se ata u ndanë.