Anëtarët e familjes mbretërore të Britanisë nxituan dje në Pallatin Balmoral në Skoci për të qenë në krah të Mbretëreshës Elizabeth pasi mjekët e paralajmëruan për shëndetin e saj, por ata nuk arritën ta shihnin para se të vdiste, sipas Daily Mail. Vetëm fëmijët e saj më të mëdhenj, mbreti i ri i Britanisë Charles dhe motra e tij, Princesha Anne, arritën të ishin pranë saj para vdekjes së saj, sipas burimeve të cituara nga gazeta britanike.
Princi Andrew, Princi Eduard me gruan e tij Sophia dhe Princi William, edhe pse nxituan për në Skoci, duket se nuk kanë pasur kohë t’i thonë lamtumirën mbretëreshës Elizabeth sa ishte gjallë.
Princi Harry mbërriti në Balbral rreth 1 orë e gjysmë pasi u njoftua publikisht se mbretëresha Elizabeth kishte ndërruar jetë.
Charles ishte në krah të Mbretëreshës Elizabeth vetëm disa orë përpara se Pallati Buckingham të njoftonte për herë të parë se mjekët e 96-vjeçares ishin “të shqetësuar” për shëndetin e saj
Charles udhëtoi për në Skoci me helikopterin e Mbretëreshës Elizabeth i cili u ngrit në orën 8:48 të mëngjesit të së enjtes për ta marrë atë nga shtëpia e Dumfries përpara se të mbërrinte më në fund në Pallatin Balmoral në orën 12:27 të së enjtes. Gjithashtu, me makinë shkoi edhe gruaja e tij, Camila.
Vajza e Mbretëreshës, Princesha Anne, ishte tashmë me nënën e saj.
Stafi i pallatit organizoi dërgimin e avionëve në Skoci për të shkuar Princi Eduard, gruaja e tij, të cilën monarkja 96-vjeçare e konsideronte vajzën e saj të dytë, dhe Princin Andrew. Princi William ishte gjithashtu në të njëjtin aeroplan me ta. Bashkëshortja e tij, Kate qëndroi me fëmijët e tyre pasi sapo kishin nisur vitin e ri shkollor.
Familja mbërriti në Balmoral në orën 19:06 dhe megjithëse Pallati Buckingham nuk e ka konfirmuar kohën e vdekjes, ndërsa besohet se ata nuk arritën ta shihnin monarken para se të vdiste.