Celebrities Food & Drink Showbiz

Kush nuk ka bërë akoma dekorin e Pashkës, VIP-at shqiptarë ju vijnë në ndihmë!

Duket se ditët e diela janë të caktuara për evente të ndryshme.
E diela e shkuar ishte dita e zgjedhjeve, ndërsa kjo e sotmja është e Pashkës.

Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm të cilët kanë uruar Pashkën nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale. Por ne nuk mund të lëmë të na shpëtojnë detaje të ndryshme nga dekori i vezëve të VIP-ave.

Nëse akoma nuk i keni përgatitur dhe dekoruar vezët e Pashkës apo dhe tavolinën tuaj, ne do t’ju tregojmë disa ide të thjeshta e të bukura, njihuni me kombinimet e ngjyrat më ‘IN’ të momentit.

Festoni Pashkën duke kaluar një kohë të këndshme pranë njerëzve të dashur për ju!

Besoj se jeni shumë kurioz të shihni disa dizajne e ngjyra për të nisur dekorin tuaj, le t’i shohim ato!

Elona Duro ka sjellë një kombinim të ngjyrave të tokës së bashku me vezët klasike të kuqe të Pashkës.

Këngëtarja Enca ka preferuar të përdorë ngjyrën më në trend të pranverës, vjollcë pastel me të bardhë. Dhe sigurisht vezët e kuqe klasike, të thjeshta.

Ardit Gjebrea ka zgjedhur thjeshtësinë duke postuar vezët e kuqe.

Bes Kallaku ka postuar një shportë prej kashte të mbushur me vezët klasike, duke i uruar të gjithë.

Iva Tiço vjen gjithmonë me ide të reja dhe shumë kreative. Ajo ka zgjedhur të vendosë një lule mbi vezë dhe dekorit të ambjentit ka zgjedhur t’i vendosë qirinj me ngjyra si dhe shumë lule.

Manjola Nallbani ka preferuar të bashkojë vezët klasike, së bashku me disa çokollata në formën e vezëve të Pashkës.

Eva Murati ka zgjedhur si dekorin e saj disa qirinj të bardhë, thjeshtë e plot klas.

Olti Curri si gjithmonë ndryshe, ka zgjedhur disa vezë me ngjyra të larmishme, siç duhet tani që temperaturat rriten.

Egli Tako duket se ka preferuar të qëndrojë tek klasikja, duke zgjedhur një shportë shumë fine prej kashte, ku në të gjenden vezët shëndritëse të kuqe.

 

Shpresojmë t’ju kemi dhënë disa ide shumë të bukura për të bërë Pashkën akoma më magjike.

Gëzuar!