Celebrities Gossip Showbiz

Kush nga banorët sipas Kristit dhe Oltës është më afër eleminimit këtë javë?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo. Vetëm pak më parë në dhomën e gjumit Kristi, Olta dhe disa nga banorët e tjerë kanë folur rreth eleminimit të kësaj jave, ku Kristi është shprehur se më të rrezikuarit për t’u eleminuar janë Bjordi me Efin dhe të njëjtin mendim ka pasur edhe Olta.

Kristi: 50 me 50 Bjordi me Efin…

Olta: edhe unë kështu mendoj që Bjordi me Efin janë më të rrezikuar…

Maestro i mohoi të drejtën për të nominuar Valbonës, Nitës, Diolës dhe Bjordit, kjo pasi ai parashikoi se ata mund ta nomonomin.  Pasi Armaldo doli nga Dhoma e Surprizave, nisi debati mes tij dhe artistes së njohur ku ajo u shpreh në një moment se dyshonte që Armaldo të gjithë këtë që po bënte e ka luftë artistike. Pasi debateve me tone të ashpra në orët e para të mëngjesit Valbona filloi të bënte gati valixhen. Banorët që ndodheshin aty u munduan ta qetësonin pasi menduan se ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Ishte edhe vetë Armaldo ai që i kërkoi falje. Por mëngjesin e sotëm vetë artistja ka treguar se cila kishte qenë arsyeja që kishte nisur të bënte valixhen gati.