I ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Drilon Hoxha. I vënë përpara pyetjeve të Jonida Aliçkolli dhe Arbër Cepanit, ai na zbuloi më shumë rreth projektit të tij të fundit kinematografik titulluar “Guxim”, ku ai vjen si skenarist e regjisor në bashkëpunim me Top Channel Films. Ai zbuloi disa detaje nga Premiera Absolute, e cila do të mbahet më datë 5 Prill në Cineplexx TEG, por edhe shumë të pathëna të tjera.
I pyetur edhe për fenomenin e edicionit të tretë të “Big Brother Albania VIP”, se cilën nga aktoret aty ai mund ta kishte në një nga filmat e tij të radhës, ai u përgjigj:
Po unë mendoj që Eglën.
Më tej, ai shtoi:
Nuk e di, por po ta vini re që kur qëndron Egla ka një lloj drame brenda.
Ai u shpreh se filmi i tij i fundit do të jetë komedi, por nuk dihet nëse ajo do të jetë si personazh aty apo jo. Ndaj për ta mbyllur, Driloni tha:
Ju më thatë kë mendoni, nuk më thatë për kë rol t’i jap.
Përsa i përket sinopsit të këtij filmi, bëhet fjalë për një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin. Po ju, a do vrisnit për dashurinë?