Einxhel Shkira është një nga vajzat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Ajo ka qënë konkurrente në edicionin e parë të Big Brother Vip ku tregoi se ishte një nga banoret që i ka bërë ballë çdo lloj debati të mundshëm. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ajo nisi një romancë me Dj Dagz një tjetër konkurrent. Gjithashtu ata pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri lidhjen e vazhduan edhe jashtë ku u bënë me një djalë i cili quhet Trev.
Çifti ka postuar imazhe nga djali i tyre, por nuk e kanë shfaqur ende fytyrën e vogëlushit. Ndërkohë, para pak orësh Einxhel ka postuar në Instagram një InstaStory ku duket shoqja e saj e ngushtë Fjoralba Ponari së bashku me Trev, ku ka shkruar:
Babysitting
Mesa duket Fjoralba paska filluar të jetë ‘babysitter’ i Trevit djalit të Einxhel dhe Dagz. Rikujtojmë se Fjoralba dhe Argjira e kanë vizituar shoqen e tyre gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi moderatorja e dashur është larguar nga bota e televizionit dhe po ia kushton kohën e saj Trevit. Ajo gjatë një intërviste që ka dhënë në Kosovë është shprehur që së fundmi është zhendosur përkohësisht pasi Dagz ka më shumë punë atje. Einxhel nuk ka lënë pa përmendur televizionin ku do të rikthehet përsëri pasi edhe asaj i mungon ekrani.