Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Julia duket se lojën e saj në Big Brother VIP e ka nisur me Eglën. Ato janë përfshirë në një debat edhe spektaklin e sotëm, pasi Egla pretendon se nuk e njeh jashtë.
Julia: këto dy ditë ka fjetur gjumë
Egla: Ke pasur zyrën për popullin të mbyllur
Julia: Ti Egla nesër fillon me mua.
Egla: Ka një defekt shumë të vogël që nuk është Yllka Mujo dhe e përshëndes shumë. U ofendua kur e pyeta kush je sepse nuk e njihja. Julia ka një impostim të lartë, do t’i thoja të shohë ku ecën se mund të rrokulliset
Julia: Impsotimin e kam se nuk dua të më duken rrudhat e qafës. Egla duke e parë nga jashtë dhe brenda, faktin që të pyet me një portret kush je ti, ça je ti? Këto janë ato që nuk më pëlqejnë farë. Ishte siç e mendova. Qëllimi im është të argëtohem, nuk do harxhoj kohë me ty Egla. Kur të dalësh kërko dhe do ta gjesh.