“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.
Personazhet shqiptarë:
5. Në vendin e pestë për këtë javë ndodhet artistja e njohur, Besa Kokëdhima e cila ka shtuar më shumë se 1 mijë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.
4. Fatma Haxhialiu është një gazetare dhe moderatore shumë e dashur për publikun sidomos edhe tani që është pjesë e emisionit “Goca & Gra”. Ajo ka shtuar mbi 2 mijë ndjekës këtë javë.
3. Të gjithë e njohim Semi Jaupaj jo vetëm si një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP” por edhe si një këngëtare mjaft e talentuar me super hite, ku mund të përmendim “Mos u Kthe”, “ANI” apo edhe “All your lovin”. Artistja ka shtuar gati 2 mijë ndjekës gjatë kësaj jave në Instagram.
2. Ylli Limani është artisti i cili ndodhet këtë javë në vendin e dytë në “Social Top 5”. Ai ka arritur të fitojë më shumë se 4 mijë ndjekës dhe kjo për faktin se është mjaft i pëlqyer nga publiku për këngët dhe për zërin e tij të veçantë.
1.Në vendin e parë këtë javë ndodhet reperi i njohur Noizy. Ai ka shtuar rreth 100 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. Vlen të theksohet se ditën e nesërme koncerti i tij do të transmetohet në Top Channel.
Personazhet e huaj:
5. Së fundmi, aktorja e njohur Tiffany Haddish ka pretenduar se ka humbur gjithçka si rezultat i akuzave tashmë të hedhura poshtë për abuzim seksual ndaj 2 fëmijëve, të bëra kundër saj dhe kolegut Aries Spears. Mesa duket kjo është reflektuar edhe në rrjetin social Instagram ku ka humbur më shumë se 600 mijë ndjekës.
4.Ylli i muzikës pop Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Pavarësisht gjithçkaje ajo vazhdon të vlerësohet nga publiku dhe kjo është pasqyruar edhe në rrjetin social Instagram ku pas intervistës së “Elle” ajo ka shtuar më shumë se 200 mijë ndjekës.
3. Në vendin e tretë ndodhet modelja e njohur Gigi Hadid. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë për shkak të nisjes së një lidhje të re me aktorin Leonardo DiCaprio ndoshta për shkak të këtij lajmi modelja ka shtuar më shumë se 700 mijë ndjekës në Instagram.
2. Artistja e talentuar Taylor Swift ndodhet në vendin e dytë për këtë javë në rubrikën “Social Top 5” pasi ka shtuar më shumë se 2 milion ndjekës.
1.Selena Gomez ndodhet në vendin e parë sepse ka shtuar rreth 3 milion ndjekës në rrjetin e saj social Instagram. Së fundmi këngëtarja e njohur Selena Gomez është parë e përlotur teksa filmonte dokumentarin mbi jetën e saj të quajtur “Selena Gomez: My Mind And Me”, duke u dhënë fansave një vështrim në ‘betejat’ e saj personale. 30-vjeçarja reflekton rrugëtimin e saj nëpër famë dhe momentet më sfiduese gjatë karrierës së saj. Ky dokumentar unik përfshin udhëtimin gjashtëvjeçar të Selena-s në një dritë të re.