Ka shumë njerëz që kanë një performancë të dobët në kryerjen e detyrave të ndryshme si në punë ashtu edhe shkollë, situatë që shpesh ka të ngjarë të jetë derivat i humbjes së përqëndrimit. Por kush mund të jenë arsyet që një person mund të ketë një performancë të dobët apo që mund të humbasë fokusin?!
1.Një dietë e keqe
Një dietë e varfër mund të ndikojë në shëndetin e trurit. Prandaj, përcaktoni një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime që janë të shëndetshme për zemrën, sepse ato janë gjithashtu të mira për trurin.
2.Mungesa e stërvitjes
Të kaloni gjithë ditën prapa një tavolinë pa kryer asnjë ushtrim, ka të ngjarë të çojë në humbjen e mprehtësisë së përqëndrimit. Prandaj, siguroni kohën e duhur për aktivitet fizik edhe thjesht duke ecur, duke bërë çiklizëm, ose duke vrapuar lehtë për të paktën 30 minuta çdo ditë.
3.Stresi i tepruar dhe shqetësimet
Gjeni kohë për të bërë diçka zbavitëse që stresi dhe presioni t’ju largohen duke iu klthyer sërish mprehtësinë e përqendrimit.
4.Shumë aktivitete
Duke qënë se ky është faktor i rëndësishëm në uljen e përqëndrimit përpiquni të selektoni me prioritet aktivitetet e duhura dhe të shmangni ata që janë më pak të rëndësishëm për ju.
5.Përdorimi afatgjatë i barnave
Kur ju me të vërtetë keni nevojë për këto ilaçe, konsultohuni më parë me mjekun për të vlerësuar efektin e saj në përqëndrimin tuaj.
6.Mungesa e vitaminave
Për këtë problem, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në lidhje me shëndetin tuaj të përgjithshëm.