Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.
Ka disa kohë që dasma e tyre është përfolur në media, ku është thënë se do të ishte një dasmë private e ashtu ndodhi. Këngëtarja u kurorëzua mbrëmë me partnerin e saj, në një ceremoni të organizuar si një darkë solemne private në një prej restoranteve të kryeqytetit. Ceremonia përfshinte miq dhe dashamirë të ftuar nga çifti, përfshirë nënën e Dafinës, zonjën Meli.
Megjithatë, në këtë ngjarje munguan dy persona të afërt për këngëtaren, motrat e saj, Tringa dhe Besa. Të dyja motrat nuk ishin të pranishme në mbrëmjen e veçantë. Raporti mes motrave Zeqiri ka qenë shpeshherë i komentuar në media, dhe Dafina ka ndarë periudha të ndryshme në të cilat i ka bërë ‘follow’ e ‘unfollow’ motrat në rrjetet sociale.