Vajza e Paul Walker, Meadow është lidhur me aktorin Louis Thornton-Allan para tre muajsh pasi ata shpallën fejesën e tyre. Por së fundmi kjo dashuri është finalizuar me një martesë shumë të veçantë dhe shumë të bukur. Detaji i vetëm i veçantë i kësaj martese ka qenë aktori dhe njëkohësisht miku i mirë i Paul Walker, Vin Diesel. Ai kishte zgjedhur që të shoqëronte bukuroshen në altar.
Me anë të një postimi të bërë ditën e djeshme ajo i njoftoi të gjithë ndejkësit e saj. Në videon e postuar në rrjetin e saj social Instagram ajo kishte shkruar:
Jemi martuar!
Martesa e tyre ka ardhur tetë vjet pasi babai i bukuroshes Meadow, vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në moshën 40-vjeçare. Videoja fillon me Meadow që shkëlqen e vehur me një fustan nusërie të bardhë, ndërsa ajo përqafon të ftuarit në ceremoninë e saj buzë oqeanit, duke përfshirë edhe yllin e Fast and the Furious, Jordana Brewster.
Në përgjithësi, dita ishte e mbushur me shumë dashuri dhe gëzim, dhe çifti nuk mund ta fshihnin lumturinë e tyre teksa u fotografuan gjatë të gjithë ceremonisë. Në një postim tjetër të veçantë, Meadoë postoi një foto të saj dhe burrit të ri duke mbajtur atë që dukej të ishte edhe certifikata e martesës.
Meadow, e cila ishte 15 vjeç në kohën e aksidentit tragjik të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur ‘The Paul Walker Foundation’, e cila ka për qëllim shkencën detare. Louis ndërkohë po studion aktrim në shkollën prestigjioze ‘Stella Adler’ në Nju Jork dhe kohët e fundit luajti edhe në një video muzikore për këngën ‘Vintage’ të Blu DeTiger.