Horoskopi Sport

Kush fiton Euro 2024? Meri Shehu parashikon: “Spanja mund Francën…”

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në “Wake Up”, ku bëri parashikimin e shenjave të horoskopit. Por jo vetëm kaq, pasi ajo u pyet edhe në lidhje me ndeshjet që kanë mbetur të Kampionatit Europian 2024.

Blendi Salaj: Franca, Spanja, Holanda dhe Anglia, janë katër finalistet e Euro 2024.

Meri Shehu: Dhe sa e vështirë që është.

Blendi Salaj: Ti je prezantuar me futbollin, gjithmonë e ke dashur. Tani si astrologe, na thuaj kush fiton kampionatin? Fillimisht si del Francë-Spanjë, Holandë-Angli dhe pastaj finalja?

Meri Shehu: Po t’i marr nga ana e shenjave, Spanja është e shenjës së Shigjetarit, është gjithmonë në ofensivë, do të zgjerohet, nuk përmbahet dhe ka treguar që është shumë mirë. Franca është Luan, mesi i korrikut nuk i kap shumë mirë edhe Luanët dhe Shigjetarët. Edhe Franca ka atë pompozitetin e madh.

Blendi Salaj: Po lexoj se Franca mund Spanjën?

Meri Shehu: Jo, nuk e thashë këtë. Po analizoj pak shenjat. Pastaj është Holanda-Anglia. Anglia është shenja e Dashit dhe Holanda është shenja e Demit. Po jap shenjat e skuadrave. Tani Spanja duket që është më superiore. Franca po më duket si fantazma e Operës, meqenëse edhe Mbappe ka vënë edhe atë maskën. Më duket sikur po luajnë një film të vjetër për t’u futur në një tunel, për të gjetur dashurinë e fitores. Spanja mund Francën. Ndërsa në ndeshjen tjetër unë jam me Anglinë se është shenjë e Dashit, dua të promovohet, ka një lloj stili pavarësisht se po ecën me ngadalë. Jo se Holanda është mbrapa, e di që këtu ka shumë tifozë. Shenja e Demit ecën me ngadalë me ritme këtë periudhë. Unë jam Spanjë-Angli. Unë asnjëherë nuk kam qenë me Spanjën, Spanja kurrë nuk e ka dashur Shqipërinë, në kuptimin e vërtetë, thjesht po nisem si tifozE dhe po them për Anglinë, nuk po nisem nga yjet.