Celebrities Film & Tv Gossip Live From Tirana Showbiz

Kush fitoi dhe kush humbi ndjekës në Instagram? Vazhdon ‘gara’ mes ish-banorëve të BBV3!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 104K në Instagram, tani numëron 103K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka shtuar mbi 1000 ndjekës dhe ka shkuar 470K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka 2 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 236K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 238K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka ndryshuar gjithashtu numrin e ndjekësve dhe ka shtuar mbi 6000 duke shkuar në 365K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 850K. Rike Roçi ka shtuar mbi 1000 ndjekës dhe ka shkuar 183K.