“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 107K në Instagram, tani numëron 106K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka humbur po ashtu 1 mijë ndjekës brenda javës, nga 470K, tashmë numëron 469K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numeëron sërish 390K.
Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka plot 3 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 228K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 231K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka shtuar po ashtu 3K në numrin e tij të ndjekësve duke numëruar tani 360K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka shtuar 1 mijë ndjekës dhe numëron tashmë 851K. Rike Roçi ka shtuar 2 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 181K.