Celebrities Gossip Showbiz

“Kush është personi më i famshëm që njihni?”/Cristiano Ronaldo shtanget nga përgjigja e fëmijëve të tij, bën reagimin epik…

Që pasi futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo vendosi që të hapte kanalin e tij në YouTube, shumë momente nga videot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale. Kujtojmë këtu momentin kur pyeti Georginën se pse është kaq e bukur dhe ajo u përgjigj duke thënë sepse shihet nga sytë e dashurisë së partnerit të saj.

Por së fundmi një tjetër video është bërë mjaft virale, ka bërë xhiron e rrjetit dhe e kemi fjalën për momentin kur gjatë një bashkëbisedimi me fëmijët e tij, futbollisti legjendar i pyet se kush sipas tyre është personi më i famshëm që ata njohin.

Megjithatë, përgjigjja e tyre habiti edhe vetë Ronaldon, pasi siç duket nuk ishte ajo se çfarë ai priste. Fëmijët thanë se personi më i famshëm që ata njohin është nëna e tyre, pra Georgina Rodriguez, njëherësh partnerja e yllit portugez.

Me të marrë këtë përgjigje, Ronaldo mbeti i shtangur derisa i dha Georgina-s, një shikim të çuditshëm. Kjo e fundit, po buzëqeshte me ëmbëlsi derisa shikonte fëmijët me një lloj krenarie.