Fundjava vjen me praninë e rubrikës që i dedikohet yjeve të showbiz dhe rrjetit social më të përdorur të kësaj dekade, ‘Instagram’.
Këto ditë kanë qenë të mbushura me lajme rreth VIP-ave, të cilat kanë bërë bujë nëpër media, ku si rrjedhojë kanë sjellë ndryshime në shifrat e ndjekësve të tyre. Për të zbuluar këto ndryshime, “Social Top 5” ju prezanton renditjen e VIP-ave nga vendi i pestë në atë të parë, personazhet që kanë shtuar më pak e deri tek ata që kanë fituar më shumë ndjekës.
Gjithashtu do të njihemi edhe me personazhet shqiptarë, të cilët kanë humbur më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.
Personazhet e huaj që kanë shtuar më shumë ndjekës janë:
5. Georgina Rodrigues ka fituar 500K.
4. Në vend të katërt është Jennifer Lopez, e cila ka shtuar 800K.
3. Për herë të parë, në vendin e tretë ndodhet Wizz Khalifa pasi ka shtuar 1M ndjekës.
2. Vendin e dytë e zë super modelja, Kendall Jenner, ka shtuar 1.5M.
1. Cristiano Ronaldo kryeson pasi ka shtuar 2M ndjekës.
Personazhet shqiptarë që kanë shtuar më shumë ndjekës janë:
5. Mevlan Shaba ka fituar 6K ndjekës.
4. Jasmina Kadriu ndodhet në vendin e katërt me 19K të shtuar.
3. Antonela Berishaj ka shtuar këtë javë 21K ndjekës.
2. Ndryshe nga java e kaluar, Beart Rexhepi ka filluar të shtojë ndjekës, e këtë javë me 22K.
1. Vendin e parë e zë Ledjana Prenga me 23K ndjekës të shtuar.
Ndërkohë njihemi me anën tjetër të medaljes, personazhet shqiptarë që kanë humbur më shumë ndjekës gjatë javës janë:
2. Andi Shehi ka humbur 2K ndjekës.
1. Tea Trifoni vijon të humbasë ndjekës, e këtë herë ka humbur 3K ndjekës gjatë javës.