Kryefjala e ditës së djeshme ishte padyshim këngëtari botëror Drake, i cili në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmend Prishtinën. Ylli zgjodhi ta postojë këngën në 28 Nëntor, në ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe një ditë pas Ditës së Pavarësisë.
Në një paragraf Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana, duke thënë se i ka thyer besimin dhe po ashtu në fund të paragrafit përmend Prishtinën.
Mariana, ti më theve besimin. Pse duhet të dëgjosh propagandën? Ne sapo thyem akullin, dhe tani ne të dy po largohemi. U tregova i sjellshëm, nuk e kuptoj, duhet ta lini motrën të jetë zëri i arsyes, ose është teksti juaj që po e lexoj gabim, ose janë thjesht veprimet e tua mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, e di vetëm se tensioni po rritet…
Po kush është Mariana që i theu zemrën Drake?
Përdoruesit e rrjeteve sociale, ca nga instiktet, ca edhe nga informaconet, mendojnë se kush është shqiptarja tashmë e famshme. Jo vetëm kaq, ata kanë zbuluar edhe Instagram-in e saj, publik deri pak orë më parë dhe tashmë privat, me emrin “Marjana.Mariana”, teksa vajzat mendohet se është modele dhe influencere e njohur dhe që në të kaluarën Drake është parë t’i komentojë shpesh, por momentalisht nuk ndiqen me njëri-tjetrin.