Pasi u publikua lajmi për shtrimin e papritur të Madonnës në spital më 24 qershor, doli në dritë edhe fakti se vajza e saj e madhe, Lourdes Leon, i ka dhënë mbështetje dhe ka qenë në çdo moment në krah të saj. Burimet tregojnë se 26-vjeçarja ka qenë një prani e vazhdueshme gjatë kësaj kohe sfiduese, duke vulosur lidhjen e jashtëzakonshme që mamaja dhe vajza kanë. Lourdes Maria ‘Lola’ Ciccone Leon, vajza e madhe e Madonës, ka zbuluar dhe ka shkëlqyer në rrugën e saj në fusha të ndryshme krijuese, veçanërisht në industrinë e modës.
Ajo ka shfaqur talentin e saj si këngëtare, modele, kërcimtare dhe stiliste, duke ndërtuar në mënyrë të pavarur reputacionin e saj në botën e showbiz-it. Lola, e cila ka lindur nga lidhja e Madonës me trajnerin kuban, Carlos Leon, ka tre vëllezër e motra: David Banda Mwale Ciccone Ritchie, Mercy James dhe Rocco Ritchie.
Ndërsa Rocco është vëllai i saj biologjik, dy të tjerët janë anëtarë të birësuar të familjes së Madonna-s. Pavarësisht prejardhjes së tyre të ndryshme, ata kanë një lidhje mjaft të veçantë. Lourdes Leon ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim publik në lidhje me gjendje shëndetësore të mamasë së saj deri më tani.
Rreth gjendjes së Madonna-s menaxheri i saj Guy Oseary, postoi në rrjetin social të tij më shumë detaje:
Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.