Bota Celebrities

Kush është ish-“Miss Ukraina” e cila i është bashkuar forcave ushtarake ukrainase për të luftuar për vendin e saj?!

Gjithçka nisi më 24 Shkurt ku një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas. Presidenti i Ukrainës  Zelensky është zotuar se do ta mbrojë vendin e tij. Të shumtë kanë qenë ukrainasit të cilët gjithashtu kanë marrë armët për të mbrojtur vendin e tyre. Mes tyre edhe ish-“Miss Grand Ukraina” i është bashkuar ushtrisë së vendit të saj për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Anastasiia Lenna u kurorëzua fituese e konkursit kombëtar në moshën 24-vjeçare në vitin 2015, teksa mori vëmendjen e shikuesit me paraqitjen me fustane dhe taka të larta, modelja tani e ka ndërruar stilin e saj magjepsës të veshjes, për t’u bërë pjesë e frontit të luftës për të mbrojtur Ukrainën. Të qenurit në fushën e betejës për të mbrojtur vendin e saj është shumë larg punës së saj të mëparshme, pasi ajo prej kohësh ka bashkëpunuar me një agjencion në Turqi, si menaxhere e marrëdhënieve me publikun, shkruan Daily Star.

Sipas përshkrimeve që ajo ia ka vënë profilit të saj në Instagram, Anastasiia nuk është e panjohur në përdorimin e armëve, megjithëse deri më tani ka gjuajtur vetëm predha plastike dhe jo plumba të vërtetë. Fotografitë në Instagram e tregojnë atë me pajisje të plota ushtarake në vende të pyllëzuara dhe terrene të brendshme stërvitore gjatë dy viteve të fundit, por tani ajo do të shpresojë që përvoja e saj të jetë e dobishme.

Që kur Vladimir Putin bëri luftë kundër Ukrainës këtë javë, ish-mbretëresha e bukurisë ka përdorur platformën e saj me mbi 40 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, për të kërkuar mbështetjen për vendin e saj. Ajo paralajmëroi trupat ruse:

Të gjithë ata që kaluan kufirin ukrainas me qëllimin për të pushtuar do të vriten! Ushtria jonë po lufton në atë mënyrë që NATO duhet të aplikojë për hyrje në Ukrainë.

E diplomuara në marketing dhe menaxhim nga Universiteti Slavistik në Kiev u ka bërë thirrje njerëzve të vendit që të heqin të gjitha shenjat rrugore për ta bërë më të vështirë për trupat pushtuese lundrimin nëpër Ukrainë.