Celebrities Gossip Showbiz

“Kush është Alban Ramosaj?” Gjergj Leka zbulon se nuk e njihte fare këngëtarin…

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision.

Por, gjithsesi edhe pse nuk fitoi, performanca e këngëtarit në Festivalin e Këngës padyshim që do ngelet gjatë në memorien e njerëzve pasi ishte tejet emocionuese dhe e kënduar me gjithë shpirt, jo vetëm nga ai por dhe nga Gjergj Leka, i cili e shoqëroi në skenë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka zbuluar se si i erdhi ftesa për të shoqëruar Albanin për të cilin u shpreh se as nuk e njihte më parë.

Më vijnë mesazhe që kujtojnë njerëzit se është kënga ime, por në fakt nuk është kënga ime. Mua sugjerimin ma ka bërë Ardit Gjebrea. Kisha vite që nuk merresha me Festivalin prej impenjimeve të mia. Të renë nuk e shoh te mosha, por tek ajo që sjell. Me Arditin jemi shokë prej 50 vitesh, kur më shpjegoi si e kishte menduar pa e ditur akoma RTSH, po bënte të kundërtën e asaj që presin njerëzit dhe do dilte diçka e bukur. Për mua, Festivali ishte nata e dytë. Gjëja e parë që unë pyeta Arditin ishte këngën e kujt duhet të merret sepse do të merresha vetë. Më tha është një djalë, Alban Ramosaj. Kush është, e pyes? Si, më tha, nuk e njeh, është ai që këndoi në Këngën Magjike këtë vit.

Por, pas performancës, si ndryshoi mendimi i Gjergj Lekës për Albanin? Pasi pa mënyrën se si këngëtari interpretonte këngën, ai në formë shakaje u shpreh për Arditin prej të cilit mori ftesë:

Dreqi e mori, më njeh më mirë se gratë e mia!

Albani nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram pas shpalljes në vendin e dytë në Festival ka ndarë disa fjalë me ndjekësit e tij. Këngëtari shkruan:

Për dashamirësit e mi, pas një dite të gjatë pushimi kisha dëshirën t’ju falenderoja nga zemra për mbështetjen përgjatë si dhe pas festivalit. Ju premtoj që do të vazhdoj të shkruaj e të kompozoj art të cilësisë më të lartë që t’ju preki zemrat dhe stimulojë mendjet. Ky vit, falë jush ishte i imi! Jo për numrat e trofeve që kam çuar në shtëpi por prej dashurisë masive që me keni falur dhe siç degjoj, shoh, ndjej dhe lexoj po vazhdoni të ma jepni pa kushte, pa kursim… Për këte, përulem para jush! MIRËNJOHJE!