Celebrities Gossip Showbiz

Kush e postoi foton që bëri xhiron në rrjet? Lamine Yamal dhe djali i Ronaldos bëhen bashkë

Që pas përfundimit të Kampionatit Europian ku kampione u shpall Spanja, gjithçka që ka bërë Lamine Yamal ka qenë në qendër të vëmendjes. Që prej ditës së djeshme, në rrjet po qarkullojnë disa fotografi të futbollistit të famshëm me djalin e Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr.

Lojtari i Barcelonë dhe djali i ish-yllit të Real Madrid pozuan për foton dhe ishte vetë babai i Lamine Yamal ai që postoi imazhin në profilin e tij në “Instagram”.

Lamine Yamal ka qenë kryefjalë e mediave këtë verë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe super performancën në Euro2024, por edhe për jetën e tij personale. Pas fitores mbresëlënëse të Europianit, anësori 17-vjeçar u përfol kudo për një lidhje dashurie me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.