Një film mjaft i bukur dhe që të gjithëve na bën nostalgjik do të publikohet së shpejti. Së fundmi, Pixar Animation Studios njoftoi datën e publikimit të filmit të tyre të ardhshëm “Elemental”. Filmi i animuar është prodhuar në bashkëpunim me gjigandin ‘Disney’ dhe do të dalë për t’u shijuar për të gjithë më 16 qershor të vitit 2023. Ky film artistik, i cili është edhe i 27-të i Pixar është drejtuar nga Peter Sohn, i cili njihet më shumë për punën e tij në “The Good Dinosaur” and “Partly Cloudy”.
Prodhuar nga Denise Ream, filmi është një pjesë origjinale që është frymëzuar nga fëmijëria e Sohn në Nju Jork, ndërsa ai shpjegoi:
Prindërit e mi emigruan nga Koreja në fillim të viteve 1970 dhe ndërtuan një dyqan ushqimor të madh në Bronx.
Ai vazhdoi të zbulojë se si e filloi projektin gjithashtu:
Ne ishim në mesin e shumë familjeve që erdhën në një tokë të re me shpresa dhe ëndrra nga ku të gjithë kulturat u përzien. Kjo është ajo që më çoi mua që të krijoja “Elemental”.
Historia tregon udhëtimin e një çifti të dyshimtë, Ember dhe Wade, rreth një qyteti ku qytetarët e zjarrit, ujit, tokës dhe ajrit banojnë në mënyrë harmonike. Nëpërmjet udhëtimit të tyre, vajza që i përket shenjës së zjarrit dhe djali i cili i përket shenjës së ujit do të zbulojnë diçka mjaft thelbësore dhe do të vërejnë se sa të përbashkëta kanë në të vërtetë me njëri-tjetrin. Sohn gjithashtu vuri në dukje se:
Historia jonë bazohet në elementët klasikë – zjarri, uji, toka dhe ajri. Disa elementë përzihen me njëri-tjetrin dhe disa jo. Po sikur këta elementë të ishin gjallë?
Për të zbuluar më shumë rreth këtij filmi na mbetet që të presim një tjetër datë të afërt për publikimin e trailerit dhe më pas 16 qershorin e vitit 2023.