Ngrënia e një kivi pas një vakti është e lidhur me tretjen e përmirësuar dhe një reduktimin e ndjenjës së fryrjes. Konsiderohet që fruti ekzotik përmban një kompleks unik i cili ndihmon në tretjen e proteinave që gjenden në mish të kuq, qumësht dhe peshk. Autori kryesor dr.Lovedeep Kaur nga universiteti Massey në Zelandën e Re thotë se:
Përmirësimi i tretjes së proteinave gastrike pas ngrënies së kivit mund ta rrisë shpejtësinë në të cilën proteina absorbohet në zorrën e hollë, duke ndikuar në përdorimin e përgjithshëm të proteinave në trupin e njeriut. Tretja më e shpejtë dhe më e plotë e proteinave të ushqimit ndodh për shkak të pranisë së një enzime unike e cila paraqitet në mënyrë të natyrshme dhe e cila është e pranishme vetëm në kivi, actinidina. Vetëm enzima e kivit, ndihmon tretjen e ushqimit, ajo është në gjendje të tretë shumë proteina të pranishme në ushqime, veçanërisht jogurtin, djathin, peshkun dhe vezët e papërpunuara. Ngrënia e një kivi së bashku me një vakt të pasur me proteina mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretje.
Përveçse ndihmon tretjen, kivi ka shumë vitaminë C. Por një numër në rritje i njerëzve raportojnë një alergji ndaj frutës së gjelbër të mbuluar me qime, madje edhe me reaksione të raportuara herë pas here, veçanërisht në mesin e fëmijëve. Hulumtimi ishte kryer në laborator në modelet e minjve dhe enzima e kivit u tregua si ndihmesë në tretjen e proteinave. Studimi, i publikuar në revistën “Advances in Food and Nutrition Research”, arriti në këtë përfundim:
Është e qartë nga studimet se konsumimi i kivit si pjesë e një vakti të pasur me proteina rrit shkallën e tretjes së proteinave, veçanërisht në stomak. Zbrazja më e shpejtë e stomakut në prani të actinidinës mund të ndihmojë në uljen e ndjenjës së fryrjes dhe parehatisë gastrike nganjëherë tek ata që konsumojnë një dietë me shumë proteina.
Hulumtimi është financuar nga tregtuesi më i madh në botë i frutave kivi, Zespri. Menaxheri evropian i marketingut, Nele Moorthamers, theksoi:
Edhe pse tashmë është i njohur si një ndihmës natyror për tretjen e ushqimit, ky hulumtim u përqendrua në rolin e kivit në zbërthimin e proteinave të ushqimit, të cilat mund të jenë veçanërisht të vështira për t’u tretur në krahasim me ushqimet e tjera.